займ на карту онлайн потребительский кредит

Thomas Hobbes: Jeta e njeriut është e vetmuar, e varfër, e pistë, e shëmtuar dhe e shkurtër

Shtator 12, 2019 - 8:00 pm

Duke iu referuar gjendjes fillestare të natyrës, një të kaluare hipotetike përpara qytetërimit, filozofi Thomas Hobbes nuk shihte asnjë arsye për të qenë nostalgjikë.

Ndërkohë që Rousseau thoshte se “njeriu lind i lirë, dhe më pas është kudo në zinxhirë”, Hobbes besonte se e gjejmë veten duke jetuar një jetë të egër dhe të pamundur, pa edukim dhe mbrojtje nga shteti.

Natyra njerëzore është e keqe: ne i zëmë pusi dhe e shohim si pré njëri-tjetrin, në mënyrat më të këqia të mundshme.

Nuk është për t’u habitur pra, që shteti do të imponohet mbi lirinë tonë, në një mënyrë pothuaj të dhunshme.

E megjithatë Hobbes pretendonte se këta zinxhirë janë absolutisht të rëndësishëm për të na mbrojtur ne njerëzve nga njëri-tjetri.

Hobsi e përgjithësoi sistemin e vet në tri shkrime të titulluara: Për trupin, Për njeriun dhe Për qytetarin.

Ashtu si bota materiale lëviz sipas një mekanizmi të ndërlikuar ingranazhesh, si ajo e një ore të ndërlikuar, edhe njeriu është rrënjësisht ashtu si një makinë.

Mjeku Uiliam Harvei, mik i vjetër i Hobsit, e kishte treguar në mënyrë të shkëlqyer këtë nëpërmjet qarkullimit të gjakut. Prandaj, sipas Hobsit, pulsionet psikologjike dhe gjendjet si kënaqësia dhe dhimbja, dashuria dhe urrejtja, dëshira dhe frika, mund të çojnë te pulsioni fizik i dorës së parë, që është ruajtja e vetes. Një pulsion i tillë i bindet domosdoshmërisë, megjithëse këtu nuk bëhet fjalë për një vullnet të lirë./bota.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme