‘Ti bën shkrime por nuk do të arrish kurrë të kesh audiencën e një modeleje që nuk thotë asgjë’

23 Tetor, 2017 - 4:19 pm

ILIR HOXHOLLI
Ti bën statuse dhe shkrime por nuk do të arrish kurrë të kesh audiencën e një modeleje që nuk thotë asgjë, por me trup i tërheq të gjithë…
Miku im nuk kam për qellim të tërheq asnjë, por së pari të keshilloj dhe kanalizoj veten time. Njeriu në jetë do të merret me diçka, e nëse merresh me gjëra te mira, ato të ofrojnë shoqëri të mirë dhe shoqëria e mirë nuk matet me numra. Zbukurimi i se kotës me fjalët modernitet, dëshirë, liri dhe lënia në harresë e diçkaje te bukur, nuk do të thotë se ajo nuk ekziston. Ndaj nëse dikush vishet ose zhvishet, vesh ose nuk vesh, kjo nuk e mbush barkun e një të urituri, nuk i than lotët e një nëne, nuk e heq trishtimin e një jetimi, nuk ma heq vullnetin t’u flas fëmijëve t’i respektojnë prindërit, t’i duan të moshuarit. Vitet e mia po ikin, ashtu edhe tyret dhe gjithsecili do marrë me vete veprat, ndaj jam i qetë, garoj me ata qe duan botën tjeter, fama e kësaj bote është mashtrim, e këtë e kuptojnë te zotët e mendjes…

Të fundit

Të ngjajshme