“Tiranitë më të mëdha gjithnjë janë përjetësuar në emër të kauzave më fisnike”

20 Korrik, 2020 - 8:30 pm

Thënie nga Thomas Paine

• Ekzistojnë dy kategori të veçanta të njerëzve – ata që paguajnë taksat dhe ata që i marrin dhe jetojnë me taksat.

• Të diskutosh me një njeri që ka hequr dorë nga përdorimi i arsyes, është si t’i japësh ilaçe një të vdekuri.

• Sa më i vështirë të jetë konflikti, aq më i lavdishëm është triumfi.

• Njeriu i vërtetë buzëqesh kur është në telashe, mbledh forcat nga shqetësimi dhe rritet i guximshëm nga reflektimi.

• Nëse duhet të ketë probleme, le të ketë në ditët e mia që fëmija im të ketë paqe.

• Puna e mendjeve të vogla është që të tkurren; por ai që e ka zemrën të fortë dhe ndërgjegje që e miraton sjelljen e tij, do t’i ndjekë parimet e tij deri në vdekje.

• Bota është vendi im, i gjithë njerëzimi janë vëllezërit e mi dhe feja ime është të bësh mirë.

• Një grup burrash që nuk mbajnë përgjegjësi para askujt, nuk duhet të besohen nga askush.

• Asnjë vend i cili drejtohet nga një fuqi absolute nuk mund të quhet i lirë; dhe nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një fuqi absolute mbretërore apo një fuqi absolute legjislative, pasi pasojat do të jenë të njëjta për njerëzit.

• Është detyrë e çdo njeriu, lidhur me aftësinë e tij, të zbulojë dhe ekspozojë mashtrimin dhe gabimin.

• Armiqtë tanë më të mëdhenj, ata që duhet të luftojmë më shpesh, janë brenda.

• Tiranitë më të mëdha gjithnjë janë përjetësuar në emër të kauzave më fisnike.

• Aty ku dija është detyrë, injoranca është një krim. /KultPlus.com

Autori i këtyre thënieve ishte aktivist politik, filozof, teoricien politik dhe revolucionar amerikan i lindur në Angli. Ishte autori i dy pamfleteve më me ndikim në fillimin e Revolucionit Amerikan dhe që frymëzoi më 1776 shpalljen e pavarësisë nga Britania e Madhe. Idetë e tij pasqyruan idealet e epokës së iluminizmit dhe të të drejtave transnacionale të njeriut. Ai ishte i përfshirë edhe në Revolucionin Francez. Në burg në Francë, shkroi veprën e tij më të njohur “Age of Reason” (Epoka e Arsyes)

Të fundit

Të ngjajshme