Tolstoy: Njeriu që nuk e shfaq dashurinë në të tashmen, nuk ka dashuri

29 Mars, 2019 - 11:00 pm

“Në emër të cilës dashuria duhet të veprojë dhe si duhet të veproj? Cilën dashuri duhet të sakrifikoj për tjetrën? Kë duhet të dua më shumë dhe kujt duhet t’i bëj më mirë – gruas time apo fëmijëve të mi – gruas dhe femijëve apo shokëve? Si mundem t’i shërbej vendit pa i bërë keq dashurisë për gruan, fëmijën dhe shokët?

Së fundmi, si mund ta zgjidh të diturit se në çfarë mase mund ta sakrifikoj individualitetin, që është i nevojshëm për t’u shërbyer të tjerëve? Deri në çfarë mase duhet të merrem me problemet e mia, ndërkohë dhe të jem i aftë t’u sherbej atyre që dua? Të gjitha këto pyetje u duken të thjeshta atyre që nuk e kanë provuar të shpjegojnë këtë ndjenjë të quajtur dashuri- por, larg nga të qenët të thjeshtë, ata janë të paqartë.

Nga këto pyetje të pazgjidhshme, sugjeron ai, rrjedh një vetëdije dhe së fundmi, nje pranim i një varieteti të shumllojshëm dashurish. Dhe kështu kjo bën të mos kuptojmë  natyrën thelbësore të dashurisë, jo si një mendim të supozuar, por si një gjendje e të qenët- ose të huazojmë termin e mësueses së madhe Thich Hahn, “ të ndërqenët me të tjerët” – domosdoshmërisht të rrënjosur në të tashmen:

Kërkesat e dashurisë janë shumë, dhe janë të gjitha aq të ndërlidhura, saqë kënaqësia e këtyre kërkesave e privon njeriun nga mundësia për të kënaqur të tjerët. Por nëse unë pranoj se unë nuk mund të vesh një fëmijë të mpirë nga të ftohtit, me pretendimin që fëmijët e mi një ditë do të më kërkojnë rroba, unë mundem gjithashtu t’u rezistoj kërkesave të tjera të dashurisë në emër të fëmijëve të mi të ardhshëm.

Nëse një njeri vendos që është më mirë për të t’i rezistojë kërkesave të një dashurie të vobektë, në emër të një tjetre, të një manifestimi në të ardhmen, ai mashtron veten apo të tjerët, dhe dashuria e së ardhmes nuk ekziston. Dashuria është një aktivitet i të tashmes vetëm. Njeriu që nuk e shfaq dashurinë në të tashmen nuk ka dashuri.”

– Leo Tolstoy/ filozofi.al

Të ngjajshme