Tre libra për luftën në Ukrainën promovohen sot në KultPlus Caffe Gallery

3 Shkurt, 2024 - 9:30 am

Shtëpia botuese “3SD”, me seli në Prishtinë, së fundmi ka botuar 3 libra për një temë të veçantë, Ukrainën dhe konfliktin që po ndodh atje.

Konkretisht, bëhet fjalë për librat e autorit Lutfi Bilalli, me titujt: 1. Historia e Ukrainës dhe e Krimesë 2. Ukraina – Përplasja Perëndim – Rusi dhe 3. Roli i diplomacisë botërore në konfliktin Rusi-Ukrainë.

Promovimi i librave do të bëhet të shtunën më 3 shkurt në ora 14:00, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, në lagjen Ulpiana në Prishtinë (te Fontana).

Për librat do të flasin: Prof. dr. Enver Hoxhaj, Prof. dr. Nexhmedin Spahiu dhe Prof. dr. Gëzim Qerimi Të nderuara media, si shtëpi botuese “3SD”, ju ftojmë ta ndiqni këtë aktivitet promovues./ KultPlus.com

Të ngjajshme