Tregimet e Adil Ollurit do të lexohen në Festivalin Ndërkombëtar “Kikinda Short”

1 Dhjetor, 2017 - 9:00 am

Tregimet e Adil Ollurit do të lexohen në Festivalin Ndërkombëtar “Kikinda Short”, që do të mbahet me 15 dhe 16 dhjetor të këtij viti, shkruan KultPlus.

“Kikinda short” është një nga evenimentet më të rëndësishme letrare në Evropën Juglindore. Ai është festival dyditor, ekskluzivisht për tregimin e shkurtë, që organizohet në dy qytete të Serbisë, Kikinda dhe Beograd.

“Unë do të prezantohem me dy tregime: “Kthimi i babait” dhe “Vdekja e autorit”. I pari është pjesë e librit tim me tregime “Shumë rrugë dhe një rënie” (2013, ribotim 2017), ndërsa i dyti është shkruar tash së voni”, ka thënë Olluri për KultPlus./KultPlus.com

Të ngjajshme