Tregimi “Letra e një ushtari të huaj” i Adil Ollurit botohet në “Kroniko de Balkanio”

5 Tetor, 2017 - 9:23 pm

Tregimi “Letra e një ushtari të huaj” i autorit Adil Olluri është botuar në revistën letrare “Kroniko de Balkanio”, që është një revistë serioze e esperantologëve që merren me çështje të Ballkanit, shkruan KultPlus.

Ky tregim është pjesë e librit me tregime “Shumë rrugë dhe një rënie”.

Në gjuhën esperanto, tregimin e përktheu profesor Bardhyl Adem Selimi.

Olluri është shprehur i lumtur për këtë vlerësim dhe ka falënderuar përkthyesin e librit.

“Tregimi im “Letra e një ushtari të huaj” botohet në revistën letrare “Kroniko de Balkanio”, që është një revistë serioze e esperantologëve që merren me çështje të Ballkanit. Ky tregim është pjesë e librit me tregime “Shumë rrugë dhe një rënie”. Në gjuhën esperanto e përktheu profesor Bardhyl Adem Selimi, të cilit i jam mirënjohës për përkthimin dhe promovimin e prozës sime në mesin e esperantologëve nga mbarë bota”, shkruan Olluri në Facebook. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme