Tri betejat e mëdha sipas Servantes-it

6 Tetor, 2021 - 10:27 pm

Fragment nga Don Kishoti i Mançës të Miguel de Cervantes

I dashur Sanço, unë luftoj kundër tre gjigantëve, që janë:

FRIKA, e cila ka rrënjë të forta dhe që merr njerëzit dhe i mban të mbërthyer që të mos kalojnë përtej murit që shoqëria lejon ose pranon.

PADREJTËSIA, e cila qëndron në themel të botës, e maskuar si drejtësi e përgjithshme, por që është një drejtësi e vendosur nga disa për të mbrojtur interesat e vogla dhe egoiste.

Dhe PADIJA, e cila gjithashtu vishet ose maskohet si dije dhe që i mashtron njerëzit që të besojnë se dinë, kur në të vërtetë nuk dinë, dhe që të besojnë se kanë të drejtë, kur në të vërtetë nuk kanë.

Kjo padije, e maskuar si njohuri, bën shumë dëm dhe i pengon njerëzit të shkojnë më tej përgjatë udhës për të njohur të vërtetën dhe vetveten./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme