U promovua libri “Sallatë dhe Çalldisje”, i autorit Lorik Sylejmani

2 Tetor, 2019 - 8:30 pm

Artisti vizuel dhe gazetari Lorik Sylejmani, tashmë ka sjellë në duart e lexuesve librin e tij të fundit, shkruan KultPlus.

“Sallatë dhe Çalldisje” është libri i artistit Lorik Sylejmani i cili për herë të parë u shpalos për publikun sonte përmes një promovimi në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Nga shumë koncerte të përcjellura, janë veçuar disa sosh të cilat janë në libër nën kapitullin Sallatë, të titulluar ashtu shkaku i shumëllojshmërisë së zhanreve muzikore, ndërsa është edhe një pjesë ku janë shkruar në mënyrë eseistike pjesët për David Bowien – me rastin e vdekjes, Gjurmët dhe bendin slloven, Laibach. Megithatë, libri përmbyllet me pjesën Çalldisje, që në të vërtetë është një përmbledhje e koncerteve nën titullin Ta jetosh Glastonburyn.

Në Sallatë dhe Çalldisje, ndër të tjerash shkruhet për: The Rolling Stones, Gang of Four, U2, The Residents, Gillespie, Bob Dylan, Amy Winehouse, Depeche Mode, Rita Oren, Norah Jones, Lady Gagga, Radiohead, The Ting Tings, Florence and the Machine etj. /KultPlus.com

Të ngjajshme