Udhëtimi dhe melodia e mobifonit

23 Mars, 2021 - 11:00 am

Tregim nga Ibrahim Berisha

Hapi portën e madhe pa trokitur, djaloshi më la në dorë zarfin e madh të stolisur me argjend. Në kokë kish beretën time. Fiku fenerin dhe iku shkallëve teposhtë. Por kur ra krejt qetësia, ai u kthy me dritën e zakonshme të diellit që hynte nga dritaret e korridorit të banesës.

Ditë të mirë, zotni, më tha. S’e kam ndërmend të vij përsëri, kjo është letra e fundit.

Kur cingërroi mobifoni, thuajse humba ndjenjat, u ligshtova. Isha hutuar pas një gjumi të thellë, pa disponim pas ëndrrës ku shkundesha si fëmijë i kacavarur më kokën poshtë. Ëndrra më trishtoi.

Në ditën që vendosa ta braktis beretën e vjetër, erdhi në ëndërr djaloshi krenar dhe fjalëpak. Nuk iu përkula. Kujdes, i thashë vetes.

Hapi portën e madhe pa trokitur, djaloshi më la në dorë zarfin e madh të stolisur me argjend. Në kokë kish beretën time. Fiku fenerin dhe iku shkallëve teposhtë. Por kur ra krejt qetësia, ai u kthy me dritën e zakonshme të diellit që hynte nga dritaret e korridorit të banesës.

Ditë të mirë, zotni, më tha. S’e kam ndërmend të vij përsëri, kjo është letra e fundit.

Kur cingërroi mobifoni, thuajse humba ndjenjat, u ligshtova. Isha hutuar pas një gjumi të thellë, pa disponim pas ëndrrës ku shkundesha si fëmijë i kacavarur më kokën poshtë. Ëndrra më trishtoi.

Po bëhesh i marrë, por as ky mendim nuk më hoq hamendësimin për ta prekur pullën prej nga pastaj hapet zëri. Për fat të keq, fryma m’u ndal, sepse nuk njoha numrin. Ç’të bëj? U zbrapsa ta shtyp. Është shumë i panjohur, arsyetova. Thirrjet zakonisht i krahasoja me një dru në pyll apo me një pikë uji në det. Nuk më thoshin asgjë dhe nuk i përballoj befasitë kohët e fundit. Më vijnë njëra pas tjetrës krejt të hidhura.

Preka pullën, po nuk e shtypa. Muzika “Grande vals” në mobifon më emocionon, më kujton tingujt e kitarës së kompozitorit Francisco Tárrega. Tingujt e Tárregas janë pjesë e jetës sime. Kur për herë të parë më 2004 bleva numrin e mobifonit në PostëTelekom me një çmim infarkti, 400 euro, në mendje e kisha këtë muzikë. Bleva pastaj edhe aparatin Nokia, por melodinë nuk e ndryshova, sa do që kishte ditë e javë kur ndjeja presionin e miqve për ta zëvendësuar me tinguj të këngëve patriotike që kishin vërshuar ngado në televizionet dhe radiot lokale. Tingëllimën me versionin e melodisë “Grande vals” e mbaja pa menduar për tjetër.

Melodia më thërriste pesë herë brenda dymbëdhjetë minutave. Nuk qe thirrje e zakonshme, pasi hidhte në ajër kryeneçësinë që e kisha ters, aq më shumë, kur ajo mund të vinte nga një i panjohur.

Për ta larguar lukuninë e alarmit shlirova kravatën se po më mbyte. Marrëzi, nuk e duroja tingëllimën që nuk shqitej pas katër orë e dymbëdhjetë minuta udhëtim të bezdisshëm, me autobus me erë djerëse dhe nafte bashkë që tashti i ndjeja se me kishin hyrë edhe brenda në mushkëri dhe lëkurë.

Hape, më udhëzoi mosdurues, bashkudhëtari, një plak i heshtur dhe melankolik.

Jo, thashë.

Hape, na mbyte, tha zemëruar.

Nuk e hap numër të panjohur, ia ktheva: Nuk e hap, kot e ke.

Kur shpërtheu sërish melodia, ai u ngrit të ndërronte vend.

Mozomakeq për ty, tha. / KultPlus.com

Të ngjajshme