23 Gusht, 2025 - 11:54 am
“Valë dhe fjalë”, panairi i parë veror i librit që e shndërron Shëngjinin në kryeqendrën e letërsisë shqiptare u çel mbrëmë në një aktivitet që mblodhi shkrimtarë e botues nga gjithë trevat shqiptare.
Aktiviteti u organizua nën ideimin e shkrimtarit te talentuar Liridon Mulaj dhe me mbështetjen e bashkisë Lezhë.
Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu vlerësoi organizmin e këtij panairi ku merrnin pjesë 20 shtëpi botuese, shkrimtarë, kritikë, zyrtarë e pushues nga gjithë trevat e vendit.
“Lezha ngelet qytet i dashur për librin. I quajtur qyteti i muzës, aktivitete të tilla i japin më shumë energji jetës së përditshme. Nder dhe privilegj që kishim mes nesh, deputeten e Kuvendit të Kosovës Shqipe Selimi, si dhe Kryetaren e Komunës së Presheves Ardita Sinani”, u shpreh Ndreu.
Shtëpitë botuese më të njohura në vend prezantuan në këtë panair botimet e tyre më të fundit. Po ashtu, 6 panele me emra të njohur të letrave shqipe diskutuan mbi tema që prekin historinë, të tashmen dhe të ardhmen e letërsisë./atsh/ KultPlus.com