‘Varg Festival’ shkon drejt Shkodrës me poetë shqiptarë dhe nga rajoni

21 Gusht, 2023 - 10:45 am

“Varg Festival” vazhdon udhëtimin e tij në Shqipëri, duke u sjellë qytetarëve një frymë poetike, gjatë këtij sezoni veror. Pas Durrësit, Vlorës, Sarandës e Pogradecit, “Varg Festival” udhëton këtë javë në qytetin e Shkodrës ku do të zhvillohen mbrëmjet letrare nga data 22-24 gusht.

Poetë shqiptarë dhe të ftuar nga rajoni, do jenë bashkë në tre netë kushtuar poezisë. Kështu në Shkodër, qytetarët shkodranë por edhe vizitorët që gjenden aty do të mund të ndjekin takimet me poetet Brunilda Zllami, Ledia Dushi si dhe me shkrimtarin e gazetarin serb, Petar Matoviç.

Ky aktivitet është një nga stacionet e sezonit veror “KultArt” 2023, organizuar nga Ministria e Kulturës, që çon artin e kulturën atje ku është publiku./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme