Vdes shkrimtari dhe humoristi legjendar Mikhail Zhvanetsky

6 Nëntor, 2020 - 9:20 pm

Shkrimtari dhe humoristi Mikhail Zhvanetsky, i konsideruar mjeshtër i narrativës satirike sovjetike, vdiq sot në moshën 86-vjeçare.

“Nuk ka problem nëse qeshin me ty. Është shumë më keq kur qajnë për ty”, shkruante Zhvanetsky.

“Në jetë, ka gjithmonë vend për një akt heroik, thjesht duhet të jesh sa më larg që të jetë e mundur nga ky vend”.

“Ai dinte të fliste për gjëra të rëndësishme dhe serioze me humor të pabesueshëm dhe ishte shumë i dashur për këtë në Rusi dhe në shumë vende të tjera”, tha presidenti rus Vladimir Putin në një mesazh ngushëllimi për të afërmit e shkrimtari.

Sipas kolegëve të tij, me vdekjen e tij, humori rus është bërë jetim.

Autor i shkrimeve të ashpra satirike, ai krijoi shumë aforizma gjatë jetës së tij artistike. /atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme