Vdiq fituesja e “Nobelit” për Letërsi, Toni Morrison

6 Gusht, 2019 - 4:35 pm

Fituesja e çmimit Nobel për Letërsi, Toni Morrison, ka vdekur në moshën 88-vjeçare. Familja Morrison ka konfirmuar se autorja amerikane ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër, raporton BBC. 

Autorja e 11 romaneve e fitoi çmimin “Nobel” për Letërsi më 1993. Ajo kishte publikuar romanin e saj të parë “The Bluest Eye” më 1970.

Libri i saj i famshëm “Beloved” tregoi rrëfimin e një skllaveje afro-amerikane dhe më 1998 u kthye në film me Oprah Winfreyn.

Familja Morrison përmes një njoftimi ka thënë se Toni ka vdekur natën e 5 gushtit e rrethuar nga familja dhe miqtë. /KultPlus.com

Të ngjajshme