Vjen në shqip libri i fundit i albanologëve Fischer dhe Schmitt

27 Shtator, 2022 - 11:44 am

Është publikuar në shqip libri i fundit i profesorëve Bernd Fischer dhe Oliver J. Schmitt,  “Një histori e përmbledhur e Shqipërisë” (A Concise History of Albania).

Instituti i Historisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike zhvilloi një tryezë diskutimi mbi librin dhe problematikat e historisë së Shqipërisë, qasjet historike dhe sfidat profesionale. Pjesëmarrës ishin studiues nga Instituti i Historisë si dhe bashkëpunëtorët të Institutit dhe kërkues nga institucione të tjera kërkimore.

Diskutimi u zhvillua me prezencën e dy autorëve, Fischer dhe Schmitt, të cilët iu përgjigjën edhe pyetjeve, komenteve dhe vlerësimeve të kolegëve nga Shqipëria.

Drejtori i Institutit të Historisë, Afrim Krasniqi, theksoi interesin profesional të Institutit për t’u identifikuar si qendër kryesore e debatit profesional mbi historinë dhe për promovimin e botimeve cilësore historike edhe nga autorë që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Botimi i ri paraqet disa risi, përfshirë struktura, fokusimi më shumë tek elementët dhe debatet thelbësore të historisë sesa tek kronologjia, pasurimi me qasje krahasuese me vendet e tjera, sjellja në vëmendje e disa tezave të reja, si dhe përfshirja në studim edhe e periudhës aktuale të zhvillimeve në Shqipëri dhe rreth Shqipërisë.

Botimi është realizuar nga shqip nga Teona Artini në Kosovë dhe në anglisht nga Cambridge University Press. / atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme