28 Maj, 2025 - 1:28 pm
“Voskopoja dhe bota përreth” (Një histori e dokumentuar) është libri i radhës i paraqitur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
I shkruar nga historiani i njohur, prof. Pëllumb Xhufi, “Voskopoja dhe bota përreth” rikthehet për lexuesin 15 vjet pas botimit të parë me titull: “Shekulli i Voskopojës”.
Në botimin e dytë, libri është një vëllim i përpunuar thellësisht dhe i zgjeruar me materiale të shumta, që përbëjnë më tepër se 200 faqe të reja.
“Një studim i ri, ndërmarrë nga historiani Pëllumb Xhufi në kuadër të ambicies së tij profesionale për të vënë mbi baza solide shkencore historinë e një qyteti që, si rrallëherë, është shënjestruar për ta dehistorizuar e për ta kthyer në një ikonë të mitologjisë nacionaliste”, shkruan Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, e cila ka mbështetur këtë botim./ KultPlus.com