Xhevat Syla, figurë kyçe e letërsisë shqipe për fëmijë

27 Qershor, 2025 - 4:15 pm

Personalitete të librit shqip dhe shkrimtarë për fëmijë ishin të pranishëm në takimin e veçantë të organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, në nder të shkrimtarit nga Kosova, Xhevat Syla.

Shkrimtari Xhevat Syla lindi në Istog të Kosovës dhe është një figurë kyçe e letërsisë për fëmijë në Kosovë dhe Shqipëri, i njohur për përkushtimin thelbësor ndaj artit të fëmijëve.

Disa nga veprat e tij për fëmijë janë: “Syri i pranverës”, “Hyrje në vjeshtë”, “Zilja e fëmijërisë”, “Mbreti nga Qerreti”, etj. Gjithashtu ka botuar rreth gjashtë studime mbi letërsinë për fëmijë, tetë libra krijimtarie, një libër tregimesh dhe ka fituar çmime të rëndësishme si “Shkrimtar i vitit” në Tiranë dhe çmimin “Ymer Elshani” në Kosovë.

Në këtë takim letrar u theksua se sa e rëndësishme është letërsia për fëmijë në rritjen dhe edukimin e brezave të rinj.

Takim letrar kushtuar Xhevat Sules. Fotot nga Agim Dobi/ KultPlus.com

Të ngjajshme