Yll Rugova jep dorëheqje nga detyra e Drejtorit për Kulturë

4 Dhjetor, 2018 - 3:35 pm

Yll Rugova ka dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të kulturës në Komunën e Prishtinës.

‘Më duhet të them edhe njëhere se dorëheqja ime nuk është asessi heqje dorë nga projektet e rëndësishme kulturore, e shoqërore që janë nisur, e as nga projektet e rëndësishme progamore që janë proklamuar bashkarisht, por është heqje dorë nga qeverisja e zbehtë e Prishtinës që e ka shkëputur tash edhe bashkëpunimin me Vetëvendosjen.

Do të fokusohem në rolin tim brenda Lëvizjes Vetëvendosje për ta mbrojtur vizionin qeverisës për Prishtinën dhe për ta bërë gati programin e ri për të ardhmen.

#prishtina

(Kohët e fundit më është dashur të jap shumë sqarime në lidhje me dorëheqjen andaj e pashë të udhës ta bëj publik këtë njoftim.)’ ka shkruar ai në rrjetin social Facebook duke njoftuar për këtë dorëheqje. / KultPlus.com

Të ngjajshme