Zejnullah Halili, shkrimtari i dalluar i letërsisë për fëmijë

24 Shkurt, 2024 - 11:28 am

Zejnullah Halili lindi më (5 nëntor 1945- 24 shkurt të vitit 2004), ishte shkrimtar shqiptar.

Rrjedh nga një familje e varfër nga fshati Kokaj i Gjilanit.  Shkollën fillore e kreu në fshatrat fqinj Llocë e Pogragjë, shkollën e mesme normale në Gjilan, ndërsa studimet për letërsinë shqipe në Prishtinë. Që në shkollën e mesme u dallua me krijimet e tij letrare.

Punoi si mësues në shumë shkolla të fshatrave të Gjilanit, ndërsa më vonë u punësua në Radio Prishtinë, ku udhëhoqi emisionet për fëmijë, e më vonë redaktoi revistën letrare për fëmijë “Pionieri” dhe “GEP”. Pos shkrimeve për fëmijë, ai ka publikuar vepra edhe për të rritur.

Në manifestimin, tashmë tradicional “Karvani i poetëve për fëmijë” ishte njeri ndër anëtarët më aktiv dhe më i dashur për fëmijë. Zejnullah Halili me krijimtari letrare nisi herët të bëjë emër, duke filluar që në bankat e shkollës fillore, për të përvijuar edhe gjatë kohës sa punoi si mësues në fshat dhe qytetin e Gjilanit. Fillimisht për disa vjet punoi si gazetar, redaktor, udhëheqës i emisioneve për fëmije të RTV Prishtinës, sikur edhe në redaksinë e botimeve të revistave të /Rilindjes/, kryeredaktor i GEP-it, Pionierit, etj., duke lënë pas vetit një opus letrar të pasuruar prej 26 veprave të ndryshme letrare për fëmijë dhe të rritur.

Halili ishte një shkrimtar gjithpërfshires në fushën tematikën e letërsisë për fëmijë. Ai ishte dhe mbetet një nga shkrimtarët merituar të letërsisë për fëmijë.

Ai gjithmonë solli diçka të re ne frymën letërsisë, si dhe e pasuroi atë me risi, përvoja elemente dhe forma të reja artistike. Ai i lindur ishte për te shkruar letërsi për fëmije, duke qene një krijues i mirëfillte i letrave shqipe dhe iu përkushtua asaj tërë jetën, me gjithë qenien, talentin, pasionin dhe aftësitë krijuese qe zotëronte. Zejnullah Halili është përfaqësuar në shumë publikime dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë./ KultPlus.com

Të ngjajshme