Zija Çela: Juria ka Handken, bota ka Kadarenë

12 Tetor, 2019 - 11:40 am

“Me dasht, me besu tek vetja, me fal buzëqeshje”, u tha nxënësve të klubit të leximit Gjimnazi “Petro Nini Luarasi” autori i mirënjohur Zija Çela, fitues në vite i mjaft çmimeve letrare.

Gjimnazistët diskutuan me autorin për librin me tregime “Princi i buzëqeshjes”, për fillesat si shkrimtar, për pushtetin e shkrimtarit, por edhe për nobelistin e saposhpallur, Peter Handke dhe çmimin e tij kaq të diskutuar.

Zija Çela u shpreh për Nobelin: “Juria e Nobelit hodhi në erë paturpësisht moralin e vet, duke iu kundërvënë moralit të njerezimit, atij që është nënshkruar edhe në Kartat e OKB. Prandaj Handken ka juria, Bota ka Kadarenë. Madje në katin ma të epërm, atë të nivelit Mbinobel, në shoqerinë e Borgesit, Tolstoit, etj. /KultPlus.com

Të ngjajshme