займ на карту онлайн потребительский кредит

PriVocalFest nisi mbrëmë edicionin e dytë

Tetor 8, 2019 - 9:30 am

Xhemile Hysenaj

Muzika klasike është arti i muzikës që prodhohet ose që ka rrënjët në muzikën tradicionale perëndimore. Muzika klasike përfshin një hapësirë të gjerë të kohës nga afërsisht prej shekullit të XI deri në ditët e sotme, shkruan KultPlus.

Mbrëmë në Prishtinë ka nisur edhe një festival i muzikës klasike.

Në kuadër të Prishtina International Vocal Festival, në Sallën e Kuqe mbrëmë performuan Kori GAAC nga Gjermania, Kori i Shkollës së Muzikës ‘’Halit Kasapolli’’ nga Peja si dhe Orkestra e të Rinjve të Kosovës nën dirigjimin e Linda Horowitz-it, Edon Ramadanit dhe Kushtrim Gashit, shkruan KultPlus.

Ky është edicioni i dytë i këtij festivali, duke e bërë tashmë një traditë. Me një sallë të mbushur me dashamirë të artit, muret e Sallës së Kuqe kumbonin nga arti më i bukur që buron nga lehtësia e tingujve.

Festivali pritet të zgjasë tre ditë dhe organizatorët paralajmëruan edhe befasi në kuadër të festivalit, befasi kjo që do të zë vend në natën e dytë të festivalit.

Hajrullah Syla, njëherit edhe organizatori i këtij festivali, u shpreh mjaft i kënaqur me organizimin në përgjithësi.

‘’Është një natë tejet e veçantë, jo vetëm për festivalin por edhe për muzikën artistike në përgjithësi, sepse kemi arritur të sjellim një ansambël të përmasave botërore siç është The King’s Singers’’, deklaroi Syla për KultPlus.

Hajrullah Syla poashtu tha se në mungesë të sallës, organizimi nuk është aspak i lehtë, mirëpo për sa i përket festivalit ne tërësi ai u nda shumë i kënaqur me rrjedhën e tij.

Nata e dytë e festivalit do të zë vend në Katedralen ‘’Nëna Terezë’’, ku do të performojnë grupi tashmë shumë i njohur në botë ‘’The King’s Singers’’, kurse në natën e tretë dhe të fundit të këtij edicioni, festivali do të mbahet në Kishën Katolike ‘’Shën Ndou’’, ku do të  intepreton Kori i Filharmonisë së Kosovës. /KultPlus.com

Të ngjajshme