16 artistë për 16 vjet shtet, Asociacioni Kosovar Chopin po vjen me koncert festiv

4 Mars, 2024 - 12:53 pm

Shënimi i 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe fillimi i muajit Mars i hap rrugën një ngjarjeje të veçantë muzikore me një koncert që bën bashkë 16 artistë.

Asociacioni Kosovar Chopin po e sjell këtë koncert i cili do të jetë me një program shumë të pasur muzikor dhe performanca nga artistë të ndryshëm.

Artistët që do të marrin pjesë në këtë koncert janë: Alberta Troni, Erëmira Çitaku, Jeta Çitaku

Sihana Badivuku, Zana Badivuku Basha, Liridon Sadriu, Marin Gjollma, Kaltrina Miftari

Safet Berisha, Lekë Salihu, Enkelejda Zajmi Gorani, Marina Nikolovska, Astrit Mustafa

Orges Malaj, Ilir Kodhima, Andi Duraku.

Koncerti mbahet më datë 6 Mars, ora 20:00, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Qendrore Universitare. / KultPlus.com

Të ngjajshme