20 minuta përpara koncertit Lady Gaga lajmëron anulimin

7 Nëntor, 2019 - 7:35 pm

Këngëtarja e njohur Lady Gaga ka anuluar koncertin e saj në Las Vegas, vetëm 20 minuta përpara se të fillonte, për shkak të një problemi shëndetësor.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Gaga bëri me dije vuante nga bronkiti dhe nga një infeksion në sinuse dhe për këtë arsye nuk mund të ishte pranë fansave të saj që e prisnin. Në foton e publikuar prej saj shfaqet e shtrirë dhe mbulon fytyrën me duar.

“Jam e shkatërruar nuk mundem të performoj sot për shumë njerëz që udhëtuan për të më parë mua. Kam një infeksion në sinuse dhe bronkit, ndihem shumë e sëmurë dhe e trishtuar, nuk doja që t’ju zhgënjeja”, -ka shkruar Gaga në postimin e saj.

Gjithashtu ajo kishte theksuar se do të rikthehej së shpejti për fansat e saj. Ndonëse të gjithë i uruan shërim të shpejtë dhe e kuptuan Gagën, pati dhe persona në rrjete sociale të cilët ishin të revoltuar për shkak të biletës që kishin paguar për koncertin e saj. /KultPlus.com

Të ngjajshme