Himni i botërorit me Era Istrefin merr mbi 4 milionë klikime për 24 orë

9 Qershor, 2018 - 5:20 pm

Superylli shqiptar me famë botërore, Era Istrefi, dje ka publikuar videoklipin e këngës ” Live it Up”në bashkëpunim me Nicky Jam dhe Will Smith, që është edhe klipi zyrtar i Botërorit, Rusia 2018.

Kampionati Botëror që fillon pas pesë ditësh e ka tashmë edhe videoklipin zyrtar të publikuar.

Kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga të gjithë, pasi vetëm një ditë pas publikimit, kënga ka arritur t’i ketë afër 4 milionë shikime në Youtube.

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi shfaqet në dy skena në këtë klip me dukje ndryshe. Ky është suksesi më i madh i saj deri më tani, pas hitit të sukseshëm “Bonbon” që e bëri të njohur ndërkombëtarisht.

Të ngjajshme