займ на карту онлайн потребительский кредит

7 vite pa Amy Winehouse

Korrik 23, 2018 - 9:46 pm

Në 23 korrik të vitit 2018 bëhen plot 7 vite nga vdekja tragjike e këngëtares Amy Winehouse, një nga zërat “soul” më të mirë të këtij shekulli.

Këngëtarja angleze u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në sheshin Camden pasi kishte pirë një koktejl ilaçesh dhe një dozë të madhe alkooli. Pas asaj dite, çdo ditë që kalon bota e kuptoi se humbi një nga zërat më të veçantë dhe unik të muzikës, transmeton tch.

Në moshën 13-vjeçare, kur për herë të parë preku kitarën, Amy Winehouse nuk do e mendonte kurrë se do të kishte këtë ndikim në muzikën botërore. Kur mbushi 20 vjeç doli albumi i saj i parë, por suksesin e arriti me “Back to black”. Me këtë këngë, këngëtarja pranoi para publikut se kishte probleme të mëdha me konsumimin e alkoolit.

Pas kësaj, të gjitha tabloidet botërore publikonin shpesh foto të artistes të dehur ose të droguar. E ndërsa Amy i bërtiste botës me shumë sinqeritet për problemet e saj, askush nuk merakosej për këtë gjë.

Sot muzika që ajo la pas është një trashëgimi e madhe dhe me shumë vlera, e cila na mëson se askujt nuk i duhen çmimet Grammy dhe fama nëse nuk mësojmë të duam jetën dhe veten.

Me rastin e 7-vjetorit të ndarjes nga jeta të Amy Winehouse do të dalë në treg një libër që përmban 150 fotografi të artistes, me autor Blake Wood./KultPlus.com



Të ngjajshme