Adele do të rikthehet me këngë të re

12 Tetor, 2019 - 11:45 pm

Adele u ka dërguar fansave ‘sinjale’ se po publikon këngë të re, qysh javën e ardhshme. Ajo ka qenë duke e shijuar pauzën nga muzika tash e katër vite, shkruan DailyMail.

Sidoqoftë, Adele mund të kthehet me projekt të ri, bazuar në Twitter, ku sugjerohet se kënga e saj e re mund të publikohet javën e ardhshme.

Këngëtarja nxiti spekulime se është vendosur të dominojë në tabelat e muzikës edhe një herë, pasi një ‘tweet’ zbuloi që autorja e hitit “Hello” do të nxjerrë një album muajin e ardhshëm.

Një postim nga faqja e kulturës  Music News Facts nisi spekulimet, pasi ata shkruan: Adele do të lëshojë ALBUM-in e saj të ri në 8 Nëntor 2019.

Kjo do të thotë se këngëtarja do ta publikojë këngën e re javën e ardhshme, teksa albumi i saj i fundit u publikua në nëntor të vitit 2015 dhe u shitën 22 milionë kopje të tij në mbarë botën.

Fansat e Adeles po e presin me padurim rikthimin e saj. Në anën tjetër, Lady Gaga javë më parë kishte deklaruar se albumi i saj i radhës do ta mbajë emrin e Adeles. /KultPlus.com

Të ngjajshme