Adele ndërpret koncertin kur sheh mjekun me të cilin lindi djalin

1 Nëntor, 2023 - 2:41 pm

“Hello” e një niveli tjetër! Adele u shfaq në aktivitetin e saj të fundjavës “Weekends with Adele residency” në Las Vegas kur një e papritur i ndodhi në mes të këngës “When we were young”.

Teksa ishte duke performuar, Adele dalloi në mes të të pranishmëve mjekun obstetër-gjinekolog me të cilin lindi djalin në vitin 2012-të.

Një videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihet Adele duke ecur në mes njerëzve, e teksa këndon në mikrofon dëgjohen fjalët: “Oh Zot, Colin”. Pasi përqafoi mjekun, ajo e emocionuar i thotë të pranishmëve: “Ky është doktori që asistoi lindjen e fëmijës tim. Nuk e kam parë prej vitesh.”

Këngëtarja u trondit aq shumë nga takimi saqë i kërkoi falje publikut, duke i pyetur nëse ata do mund ta përfundonin këngën për të.

Momenti viral dhe emocionues: Adele ndërpret koncertin kur sheh mjekun me

Adele e veshur si Morticia Adams, personazhi i famshëm i “Addam’s Family” i tha mjekut LIVE se ishte e dëshpëruar për një fëmijë tjetër.

Kujtojmë që ajo është nënë e një djali 11-vjeçar që quhet Angelo dhe ka lindur nga martesa me ish-in, Simon Konecki.

@foryoupage2024_

Adele gets emotional when she spotted the doctor who delivered her baby #adele #emotional #baby #concert #viral

♬ original sound – ForYou2024

Nuk janë të rralla rastet kur këngëtarja ndërpret koncertet për arsye nga më të ndryshmet.

Në gusht të këtij viti, Adele u emocionua pasi ndihmoi një çift të pranishëm në koncert të zbulonin gjininë e foshnjës së tyre. Ajo hapi zarfin dhe zbuloi se ata do të bëheshin me djalë.

Të ngjajshme