Adelina Ismaili: I kam kënduar komunitetit LGBT 20 vite më parë

14 Tetor, 2018 - 8:50 am

Ditë më parë në Prishtinë është mbajtur parada e komunitetit LGBT, me emrin “Parada e Krenarisë”.

Përveç qytetarëve të shumtë, në këtë paradë nuk munguan edhe fytyrat publike.

Këngëtarja Adelina Ismaili ishte njëra ndër ato, e cila nuk mungoi duke dalë në përkrahje të këtij komuniteti.

Në një intervistë për “Prive”, Adelina tha se e ndjeu për obligim t’i bashkohet paradës, në momentin që mori ftesën nga ata.

Ajo tha se këngë për këtë komunitet kishte realizuar 20 vite më parë, kur ishte tejet e vështirë të trajtoheshin tema të tilla.

Madje, Ismaili citon edhe faktin se si kompozitori e kishte menduar që qëllimisht këngën të mos e bëjë “hit”, duke dashur që të mos bie në sy tema të cilën e trajton, e cila ishte thuajse gati e papranueshme për kohën.

Tutje, diva shqiptare deklaroi se ajo këngë bazohej në jetën reale të një miku të saj, i cili për fat të keq nuk jeton më.

Si kundër, edhe të intervistuarit tjerë brenda komunitetit LGBT, treguan se Adelina për ta është inspirim, duke e shquar si këngëtaren që ka thyer shumë barriera.

Të ngjajshme