Adi Krasta drejtues i Festivalit në RTSH

31 Gusht, 2017 - 9:27 am

Adi Krasta do jetë autori dhe drejtuesi i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), në fund të dhjetorit.

Ai ka pranuar ftesën e drejtorit të përgjithshëm Thoma Gellci. Për regjinë është zgjedhur Pali Kuke e për skenografinë Albi Cifligu, shkruan Gazeta Blic.

Gjithashtu Krasta, i cili pranohet si moderatori më i popullarizuar shqiptar kalon në “prime time” me programin e tij personal “A”.

Duke filluar nga java e parë e tetorit, sipas të dhënave nga lista programore e Top Channel, po bëhen përgatitjet që programi talk-show i tij të transmetohet të shtunën në ora 21:00.

Kjo është hera e gjashtë që Krasta e drejton këtë festival, pra më shumë se çdo prezantues tjetër./ KultPlus.com

Të ngjajshme