Adnan Kryeziu sjell këngën “Breakthrough” (VIDEO)

16 Prill, 2020 - 12:00 pm

Sot kur shumë artistë publikojnë këngë komerciale, një artist i ri ka vendosur të vijë ndryshe, me një këngë shumë të veçantë tekstin e secilës e ka shkruar vetë me shumë përkushtim, shkruan KultPlus.

Artisti i ri Adnan Kryeziu ka publikuar këngën e tij të parë me videoklip të titulluar “Breakthrough”.

Adnani ka treguar për KultPlus që përmes kësaj këngë shpreh se realiteti është i bukur, por njeriu është duke krijuar bindje që është i vështirë.

“Me këngën “Breakthrough” shprehi se sa është realiteti i bukur dhe se sa shumë jemi duke e krijuar një perspektivë/bindje që është vështirë. Me vargun “and im a mr know it all heaven calls : get yourself right get yourself right now”, më bën të kujtojë që secili nga ne e ka zgjedhjen se çka do bëjë me jetën e tij. Sipas meje të gjithë vazhdojmë ta heqim këtë peshë të shtuar e të krijuar nga opinionet/mendimet e të tjerëve saqë ndikojnë në veprimet personale”, thotë Kryeziu për KultPlus.

Ai thotë gjithashtu se “PO, ndoshta injoranca është lumturi dhe më parë do rri në humnerë sesa të jem i vetëdijshëm se çka kam mujt me qenë.”

KultPlus ju sjell këngën dhe videoklipi i cili është realizuar nga Lum Radoniqi. / KultPlus.com

Të ngjajshme