AJO publikon këngën ‘Besa’ (VIDEO)

22 Qershor, 2019 - 8:14 pm

BESA do të publikohet me 28 qershor dhe është punuar nga emra të njohur dhe respektuar në industrinë e muzikës në Angli.

Kënga është shkruar dhe komponuar nga Vjollca Robelli Mripa dhe miksi i saj është bërë nga Andrew Phillips, i cili është kompozitor i nominuar për Oscar dhe Emmy. Master i këngës është bërë nga Max Gilkes, pjesë e 1Sonic Production Studio, të nominuar për Grammy dhe Mercury.

“Besa është zakon i ruajtur me shekuj ndër shqiptarë. Kjo kangë na përkujton vetitë e mira si popull që kemi ose të pakten që kemi pas. Mikpritja është një nga tiparet që na dallon nga popujt tjerë dhe me këtë kangë dua që të bëjë thirrje që të mos e harrojmë atë, të këndojmë, vallzojmë e t’i festojmë të mirat tona. Shpresoj që me këtë kangë të sjell gëzim tek ju”, ka thënë AJO për KultPlus.

AJO po sjell tek publiku këngën e parë nga EP album i saj, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Të fundit

Të ngjajshme