Albumi i Raif Hysenit nominohet për çmimin “CD of the Year” në New York

13 Prill, 2021 - 1:29 pm

Albumi i këngëtarit shqiptar Raif Hyseni është nominuar për çmimin “CD of the Year” nga “Accordion Stars Magazine” në New York. Këngëtari shqiptar prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vitin që lam pas vendosi që investimin e tij në muzikë për vite ta investojë një album, si një trashëgimi e vlerave etnomuzikore dhe bashkëpunimeve të shumta ndër vite.

Lajmi për nominimin e albumit të Hysenit është bërë i ditur nga Anna Cordoba, kryeredaktore e Revistës. Bordi Redaktues dhe shkrimtarët e revistës “Accordion Stars” kanë përzgjedhur disa personalitete të fizarmonikës për vitin 2021, ndër to edhe bashkëshortin e këngëtares së njohur të muzikës popullore shqiptare, Merita Halili, Raif Hysenin.

CD-album i Raif Hysenit u publikua në dhjetor të vitit 2020. Në album marrin pjesë 28 muzikantë. Muzikantët janë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Por gjithashtu marrin pjesë edhe muzikantë amerikan nga Nju Jorku, Nju Xhersi, Konektikat, Illionis, Miçigen, Nju Meksiko, Arizona, Finladez e Turq. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

Të ngjajshme