займ на карту онлайн потребительский кредит

Aleksandër Gjoka kujton kohërat e vjetra

Nëntor 8, 2019 - 3:40 pm

Mbrëmjen e djeshme këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar në spektaklin ‘Këndo Këngën Time’. Ai ka rrëfyer shumë detaje nga jeta e tij artistike ndër vite, ndër të cilat ka folur edhe për eksperiencat e tij në festivale.

I pyetur se si ishin marrëdhëniet me festivalet para viteve 90-të, Gjoka u përgjigj: “Ku u llogarisja unë, unë kam qenë këngëtar liqeni. Ku më pranonte njeri me këtë zë, ç’është ky. Normalisht duhet të këndoje si komisar kush më pranonte mua me këtë zë. Duhet t’ia bëje dhe me dorë, si Kozmai”.

Gjoka ka ironizuar ato vite ku për të nuk ka qenë edhe aq e lehtë të pranohej si një këngëtar i rrymës së muzikës ‘rock’ Në përfundim të mini-intervistës artisti u shpreh se ka për synim që emri i tij të shkruhet dhe të njihet nga të gjithë. /KultPlus.com

Të ngjajshme