Ansambli rus befason Korçën, performon këngë e valle shqiptare

18 Maj, 2019 - 11:12 am

Ansambli muzikor Jarmarka nga qyteti i Perm-it ne Rusi mbas nje turi ne Europe dhe Amerike zgjodhen Shqiperine per te performuar dhe servirur kulturen ruse me vepra muzikore me te njohura ne vend.

Gjashte artistet ne skene performuan kenget me te njohura popullore ne europe,kompozime dhe muzike te cilen artistet i zgjodhen per te performuar per here te pare ndaj publikut shqipetar.

Drejtori artistik Viktor Kuzminov e konsideron Korcen si qytetin qe e njeh dhe e do kulturen ruse.

Ne perfundim te mbremjes ai tha se ngrohtesine qe gjeti ne kete vend nuk e ka marre ne asnje vend ku grupi folklorik ka performuar.

Nderkohe Sergei Konovallov nje nder artistet qe performoi ne skene u shpreh entuziast pas performances dhe ngrohtesise qe i fali publiku.

Ne fund te performances grupi folklorik kishte pergatitur nje surprize per publikun shqipetar me kenget dhe vallet me te njohura ne Shqiperi.

Të fundit

Të ngjajshme