2 Korrik, 2025 - 1:04 pm
Ansambli Vokal i Festivalit ReMusica – ReVocal Ensemble do të prezantohet me koncert në Holandë, në kuadër të Festivalit më të madh Evropian te muzikës klasike në natyrë “Wonderfeel” 2025.
Pas paraqitjeve jashtëzakonisht të suksesshme në festivalet evropiane si « La Semaine du Son » në Belgjikë, Himara International Festival, koncertit në Dusseldorf, ReVocal Ensemble, me dirigjentin Rafet Rudi, do të japin koncertin e tyre para audiencës holandeze, në festivalin më të madh Evropian te muzikës klasike në natyrë, me mbi 100 shfaqje nga më shumë se 500 muzikantë, dhe rreth 10,000 vizitorë gjatë 3 ditëve.
Programi përfshien vepra të zgjedhura nga autorët tanë dhe repertoar botëror bashkëkohor.
Përveç ReVocal Ensemble dhe dirigjentit Rafet Rudi, në këtë festival do të marrin pjesë artistë të shquar si Jeanine de Bique, Petrit Ceku, Radio Philharmonic Orchestra, Julien Libeer, Ragazze Quartet, Papandopulo Saxophone Quartet, Amira Medunjanin Quartet dhe shumë emra të tjerë të njohur ndërkombëtarisht.
Koncerti është pjesë e Festivalit Wonderfeel ku fokus këtë vit ka muziken dhe artistët nga Balkani – program i kuruar nga Donika Rudi, kompozitore dhe drejtoreshë e Festivalit ReMusica, Margareta Ferek Petric, kompozitorja dhe ish drejtoresha e Festivalit Music Zagreb Biennale dhe Haris Pasovic, drejtor i Festivalit Sarajevo Fest – Arts and Politics.
Anëtarët e Ansamblit ReVocal:
Elona Sadiku, Kaltrina Miftari & Shkurta Hykaj Rexhepi – soprano, Andra Rexhepi & Diellza Sylejmani – alt, Safet Berisha – kontrartenor, Fatjon Gashi & Rizah Jahaj – tenor , Shaban Behramaj – bariton, Nikoll Gjini – bas./ KultPlus.com