Arctic Monkeys, Guns N’Roses dhe Elton John janë yjet e Glastonbury sivjet

4 Mars, 2023 - 5:00 pm

Rock bendet Arctic Monkeys dhe Guns N’Roses do të ngjiten në skenën e Festivalit Glastonbury, lajmëruan organizatorët.

Ata do t’i bashkohen healiner-it të paralajmëruar, Sir Elton John, i cili në këtë festival do të ketë edhe turneun e tij lamtumirës në Worthy Farm në qershor, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.

Në tjerat akte të festivalit do të përfshihen edhe artistët Lizzo, Lana Del Rey, Lil Nas X, Manic Street Preachers, Wizkid dhe Blondie.

Kurse, Yusuf, i njohur gjithashtu si Cat Stevens, do të liajë pjesën legjendare të Kylie dhe Dolly Parton.

Blondie do të dalë në skenën Pyramid menjëherë pas Stevens, për të krijuar dhe interpretuar një pjesë të dyfishtë.

Mirëpo, Elton John do të jetë atraksioni më i madh i këtij viti, meqenëse ai shënon gjashtë dekada të ngjitjes në skenë.

Mbi 50 akte janë lajmëruar për renditjen e Festivalit, me qindëra tjerë që pritën para se festivali të fillojë më 21 qershor./ KultPlus.com

Të ngjajshme