Arilena Ara dhe Dafina Zeqiri së shpejti publikojnë ‘Thirr Policinë’

21 Gusht, 2021 - 9:58 am

Këngëtarja nga Shkodra, Arilena Ara, që një kohë ka nisur punën për albumin e ri të quajtur “Pop Art”.

Për njërin nga projektet, ajo ka bashkuar forcat me artisten Dafina Zeqirin dhe kënga e tyre është thuajse në finalizim.

Arilena së fundmi ka ndarë një postim në rrjete sociale duke njoftuar disa detaje të tjera për bashkëpunimin “Thirr Policinë”.

“Kudo unë & ti, “Thirr Policinë në bashkëpunim me Dafina Zeqirin, videoja muzikore po vjen. Një javë deri kur të thërrasim policinë”, ka shkruar ajo.

Megjithatë, vajzat nuk kanë zbuluar një datë të saktë të lansimit të këngës së tyre të re. / KultPlus.com

Të ngjajshme