Artisti i njohur shqiptar, The Great Jazzby ka publikuar këngën e re

28 Janar, 2021 - 4:26 pm

Artisti kosovar me banim në Island, The Great Jazzby ka gëzuar artdashësit e tij, shkruan KultPlus.

Ai ka publikuar këngën e re, të quajtur “Murr murr”, në bashkëpunim me yllin islandez, Mugison.

Versioni origjinal i këngës “Murr Murr” ishte bërë nga artisti Mugison për filmin “A Little Trip to Heaven”, ku në rolet kryesore luajnë fituesi i Oskarit, Forest Whitaker dhe Jeremy Renner.

Kjo është hera e dytë që fansat e shohin The Great Jazzby me këngë, teksa projekti i parë muzikor i tij quhej “The Awakening Hymn”. / KultPlus.com

Të ngjajshme