Ava Max fiton çmim në ‘MTV EMA 2019’

4 Nëntor, 2019 - 9:17 am

 

Ava Max krahas interpretimit të shkëlqyeshëm është dekoruar edhe me një çmim.

Ava Max ishte një nga këngëtaret shqiptare të nominuara për disa çmime në ‘MTV EMA 2019’, dhe mundi i saj gjatë këtij viti u shpërblye me një çmim.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ishte e nominuar për dy çmime atë të ‘artistes së re më të mirë’ dhe ‘depërtimin e vitit’ dhe nga këto dy nomine doli fituese në ‘depërtimin e vitit’.

Krahas çmimit të fituar Ava ishte ftuar për të zbavitur të pranishmit edhe me një performancë, ashtu siç bëri edhe Dua, Max shkëlqeu edhe me paraqitje. / KultPlus.com

Të ngjajshme