Ava Max tregon të shkuarën e varfër: Prindërit e mi erdhën në Amerikë me asgjë tjetër veçse rrobat e trupit

18 Janar, 2020 - 12:58 pm

Ava Max, 25-vjeçarja me origjinë shqiptare  ka folur për vështirësitë e fillimit.

Megjithëse sot një yll ndërkombëtar nuk harron t’i kujtojë rrënjët, origjinën dhe rrugën e gjatë për të arritur ku është.

“Në vitin 1990, ata (prindërit) u larguan nga Shqipëria dhe shkuan në Paris. Ata jetuan në një kishë për një vit të tërë. Ishte shumë e vështirë për ta, por ishte e bukur, sepse ishin në Paris. Ata u takuan me një zonjë në Paris që u dha atyre pasaporta dhe ata shkuan në Wisconsin.

Ata shkuan në Amerikë pa asgjë, pa para, pa ditur gjuhën. Ishte shumë e vështirë për ta.

Ndërkohë Ava, e cila ka folur për këto vështirësi thotë:

“Në jetë ekziston e mira dhe e keqja. Gjithnjë kam besuar se e mira mbizotëron. Këtë e them me siguri si mësim që kam marrë nga e shkuara ime. Vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë! Edhe nëse gjithë letrat hapen kundër teje, ka një rrugë për t’ja dalë. Unë, isha vetëm një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha, që erdhën në Amerikë me asgjë tjetër veçse rrobat e trupit. Po jua them këtë, sepse besoj që mund t’ja dilni në gjithë çfarë doni”.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja ndan histori personale për të motivuar fansat. Më parë, Max ka folur gjatë për problemet me vetëbesimin, bullizmin dhe ngacmimet dhe luftën që i është dashur të bëjë për t’u ndjerë e pranuar.

Ava Max rrëfen problemet me bullizmin: “Interneti është qesharak, gjithkush duket i përsosur”.

Ava, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi, ka lindur në 16 shkurt të vitit 1994 në Wisconsin, shtet në SHBA.

Prindërit e saj, Andromaqi dhe Pavllo Koçi, emigruan nga Saranda për në SHBA rreth fillimit të viteve ’90./abc/ KultPlus.com

Të ngjajshme