‘Baladë mbi dashurinë’, me tekst të Musa Ramadanit, kënga që fitoi çmimin e parë në Akordet e Kosovës (VIDEO)

21 Maj, 2021 - 4:34 pm

Më 21 maj të vitit 1944 në Gjilan, lindi Musa Ramadani, njëri nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë shqipe, shkruan KultPlus.

Përveçse si shkrimtar, Musa Ramadani ishte i suksesshëm edhe në fushën e muzikës, ku kontribuoi me shkrime të teksteve të këngëve.

Sot po e sjellim njërën nga tekstet që ai shkroi. Bëhet fjalë për këngën “Baladë mbi dashurinë”, të cilën e interpreton bukur këngëtari Besnik Krajku.

Ky tekst i fuqishëm i flet dashurisë, duke e ngritur atë në piedestal.

Krajku pati sukses me këtë këngë duke fituar Çmimin e parë në Akordet e Kosovës në vitin 1978.

Në mbledhjen përkujtimore që u mbajt në Teatrin Kombëtar të Kosovës për nder të Musa Ramadanit, u lëshua në fund videoja ku shihet vet autori teksa i këndon vargjet e tij të cilën po e sjellim më poshtë. / KultPlus.com

Të ngjajshme