займ на карту онлайн потребительский кредит

Balet në akull brenda sallës së Pallatit të Kongreseve nga trupa e Shën Petersburgut

16 Nëntor, 2019 - 10:23 pm

Balet në Akull brenda sallës së Pallatit të Kongreseve duke e shndërruar për herë të parë të ekzistencës së saj në një pistë të shndritshme akulli.

Trupa Shtetërore e Shën Petersburgut po performon sonte, me rreth pesëdhjetë balerinë profesionistë dhe fitues çmimesh të Konkurseve Botërore dhe Evropiane të Patinazhit dhe Lojrave Olimpike kanë qenë ndër vite pjesë e Baletit në Akull të Shën Petersburg-ut.

Baleti në Akull sjell një performancë të jashtëzakonshmë me një ndërthurje zhaneresh, ku baleti klasik është baza e kësaj shfaqje, me koreografi të ndërtuar mbi kompozimin e Pyotr Ilyich Tchaikovsky, por patinazhi dhe akrobacitë mbi akull ishin magjia e mbrëmjes se sotme. /KultPlus.com

Të ngjajshme