Bebe Rexha paralajmëron bashkëpunimin me grupin “ITZY”

28 Qershor, 2022 - 11:30 pm

Kantuatorja me prejardhje shqiptare dhe famë botërore, Bebe Rexha, i ka ndarë disa sekonda të projektit të saj të ardhshëm remix, “Break My Heart Myself”, të cilin e sjell me grupin e muzikës K-pop, “ITZY”.

Të martën (28 qershor), këngëtarja e postoi një mesazh në rrjetin social Twitter, përmes së cilit e paralajmëroi remixin e ri të këngës së saj të lansuar në vitin 2021.

Më pas, Rexha i falënderoi adhuruesit e saj besnik duke ju thënë që janë ata që e kanë bërë këtë projekt të mundur.

Ende nuk është bërë e ditur data e saktë e lansimit të këtij remixi, raportoi të martën portali “NME”./koha/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme