Bebe Rexha performon në skenën e “American Music Awards”

24 Nëntor, 2020 - 4:58 pm

Edhe në edicionin e sivjetmë të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “American Music Awards” nuk munguan aritstet shqiptare.

Përveç Dua Lipës, e pranishme ishte edhe Bebe Rexha, që të dyja dhuruan performanca mahnitëse në skenën gjigante të “AMAs”.

Bebe performoi hitin “Baby, I’m jealous” në duet me Doja Cat dhe kanë dhuruar performancë plot energji.

Krahas performancës së mrekullueshme, Bebe Rexha u komentua shumë edhe për paraqitjen në tapetin e kuq.

Ajo kishte veshur një fustan elegant ngjyrë gri, në të cilin vuri në pah format trupore. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CH8Rc7hgpJE/?utm_source=ig_embed

Të ngjajshme