Bebe Rexha përkrah artisten shqiptare

20 Nëntor, 2020 - 6:18 pm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, për disa herë me radhë ka shprehur haptas krenarinë për rrënjët nga vjen.

Madje, për më tepër, Bebe nuk e kursen as mbështetjen për këngëtaret shqiptare dhe këtë e tregon para botës.

Me anë të një postimi në Instagram, artistja shpërndau këngën e re të yllit në ngritje, Enisës.

“Mbështes motrën time shqiptare @iameinsa”, ka shkruar Bebe në atë postim, që e ndau me miliona fansat e saj.

Kujtojmë se Enisa është emër që çdo ditë po shënon suksese në profesionin që ka zgjedhur. Ajo gjatë ditës së djeshme (e enjte) ka publikuar këngën “Dumb Boy”. /KultPlus.com

Të ngjajshme