Bebe Rexha tregon rrënjët e saj dhe traditat shqiptare, kërcen me miqtë ‘Vallën e Rugovës’ (VIDEO)

24 Janar, 2022 - 3:26 pm

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, edhe një herë tjetër ka treguar origjinën e saj, duke kërcyer me gjithë shoqërinë “Vallën e Rugovës”, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Instagram”, Rexha ka publikuar një video ku shihet duke kërkuar që të lëshohet këngë shqiptare: “Le të luajmë muzikë shqiptare, le t’i tregojmë botës muzikën shqiptare”, dëgjohet ajo.

Me disa postime të ndryshme, artistja me famë botërore shihet në “Vallën e Rugovës” me miqtë e saj.

Në vitin 2021, Bebe Rexha lansoi albumin e saj të dytë të titulluar “Better Mistakes”. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme