Bebja e kopertinës së albumit të ‘Nirvana’ padit grupin e famshëm

25 Gusht, 2021 - 2:28 pm

Një 30 vjeçar ka hedhur në gjyq grupin Nirvana dhe trashëgimtarët e Kurt Cobain në lidhje me foton e një të sapolinduri që është vendosur në kopertinin e albumit të parë Nevermind në vitin 1991.

Foshnja në foto është vetë 30-vjeçari Spencer Elder, i cili pretendon se anëtarët e bandës, kompania e regjistrimeve dhe personeli i Nirvana kanë “trafikuar” foton e tij për përfitime dhe i kanë shkaktuar atij vuajte dhe dëme dhe vazhdojnë prej vitesh, transmeton KultPlus.

Në dokumentet e depozituara në gjykatë, Elden shkruan se identiteti dhe emri i tij janë lidhur përgjithmonë me shfrytëzimin seksual komercial që ai e përjetoi si i mitur, i cili është shpërndarë dhe shitur në mbarë botën që nga koha kur ishte foshnjë e deri në ditët e sotme.

Grupi i famshëm reagoi menjëherë pas kësaj ngjarje dhe premtoi se një ngjitëse do të vendoset në organet gjenitale të foshnje, por nuk u angazhua për të ndërruar kopertinën e kthyer tashmë në ikonë.

Kështu që Elden kërkon nga 150 mijë dollarë nga 17 personat që ka paditur në lidhje me foton e albumit grunge që shiti 30 milionë kopje në mbarë botën. / KultPlus.com

Të ngjajshme