Beyonce sot feston ditëlindjen e 42-të

4 Shtator, 2023 - 7:32 pm

4 shtatori shënon ditën e lindjes së 42-të këngëtares me famë botërore Beyonce, shkruan KultPlus.

Beyoncé Giselles Knowles, ka lindur më 4 shtator 1981 në Houston, Texas. Përveq se është një këngëtare ajo është edhe aktore amerikane.

Ajo ka qenë anëtare e grupit muzikor Destiny’s Child dhe është bashkëshortja e reperit të njohur Jay-Z. Këngëtarja në vitin 2006 u nda nga grupi Destiny’s Child për të vazhduar karrierën e saj solo si këngëtare.

Albumi i saj i parë solo titullohet “Dangerously in love”, i cili u publikua ne vitin 2003. Më pas Knowles lëshoi në treg albumin e saj të dytë më 4 shtator 2006 i cili titullohej “B’Day” dhe u bë një nga albumet më të suksesshëm te vitit.

Beyoncé e vazhdoi karrierën e saj me albumin “I Am…Sasha Fierce” gjatë 2009 dhe në 2011 nxori në treg “4”. Në 2013, Knowles publikoi një album surprizë që mbante emrin e saj “Beyoncé” dhe pas tre vitesh gjen sukses me albumin dhe videon “Lemonade”.

Në 16 qershor 2018 se bashku me Jay-Z nxori albumin e saj te 7 qe titullohet “Everything is love.” Knowles ka marrë 22 çmime grammy dhe është këngetarja më e nominuar dhe që ka fituar më shumë çmime në MTV Video Music Awards./KultPlus.com

Të ngjajshme