Big Time Rush do të bëjnë rikthimin e madh, konfirmojnë këngën e re

1 Dhjetor, 2021 - 8:00 pm

Një nga grupet më të preferuara të adoleshentëve “Big Time Rush” do të rikthehet me një këngë të re, e cila do të publikohet më 13 dhjetor, shkruan KultPlus.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë protagonistët e grupit, ku kanë njoftuar përmes rrjete sociale se do të bëjnë rikthimin e tyre të madh.

Big Time Rush është një grup amerikan i muzikës pop, i formuar në vitin 2009. Grupi përbëhet nga Kendall Schmidt, James Maslow, Logan Henderson dhe Carlos Pena Jr.

Ky grup luajti në njërin ndër serialet më të shikuarua ndonjëherë në Nickelodeon, me emër të njëjtë “Big Time Rush”.

Rikthimi i tyre po pritet nga shumë njerëz, ku edhe pritet që të lansojnë këngën e tyre më të re të quajtur “Call It Like I See It”. /KultPlus.com

Image

Të ngjajshme