Billboard: Artistet shqiptare s’kanë të ndalur, kryesojnë top listat

22 Prill, 2019 - 10:26 pm

Artistet shqiptaret Bebe Rexha, Rita Ora, Dua Lipa, Ava Max dhe Njomza, kanë marrë vëmendjen e mediave pas sukseseve të tyre të njëpasnjëshme, shkruan KultPlus.

Së fundi Billboard ka publikuar një artikull ku flet për këto artiste. Në artikull theksohet fakti se artistet shqiptare po kryesojnë toplistat e tyre. Në mesin e kryesimeve përmendet Bebe Rexha e cila ka thyer rekord duke u bërë kënga e cila ka qëndruar më së shumti në vendin e parë të top-listës për këngën më të mirë country. Në anën tjetër Lipa ka mbajtur vendin e parë për katër javë me këngën e saj “New Rules” në listën “Mainstream Top 40”.

Ava Max hyri në top 100 këngët më të mira  me këngën e saj “Sweet but Psycho”. Po ashtu këngët “Thank U, Next” dhe “7 Rings” të këngëtares Ariana Grande, të shkruara nga shqiptarja Njomza, kanë zënë vendin e parë në top listën “100 këngët me të mira”. Si dhe Rita Ora kishte dy këngë në vendin e 10-të në top listën “Dance Club Songs”./ KultPlus.com

Të ngjajshme